Këtë mëngjes u mbajtën në Gondomar, një periferi e Oportos ku janë rritur dhe kanë nisur të luajnë futboll dy vëllezërit, funeralet e Diogo Jota-s, i cili humbi tragjikisht jetën të enjten në një aksident automobilistik së bashku me vëllain e tij, André Silva.

Shumë ish-shokë skuadre dhe futbollistë kanë marrë pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit yllit të Liverpool-it dhe përfaqësueses portugeze. Lojtarët e Liverpool-it, të udhëhequr nga kapiteni Van Dijk, hynë në kishë duke mbajtur një kurorë me lule në formën e fanellës me numrin 20 të Reds, atë që mbante Jota.

Të pranishëm ishin ndër të tjerë edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, trajneri i Liverpool-it Arne Slot, si dhe portugezët e Manchester City-t Bernardo Silva dhe Ruben Neves, së bashku me Robertson, Fabinho, Cancelo dhe shumë të tjerë.

Liverpool ndërkohë i ka bërë një nder të jashtëzakonshëm familjes së sulmuesit të ndjerë, Diogo Jota, duke vendosur të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së tij për dy vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga platforma Capology, Jota kishte rreth 21,84 milionë paund bruto në kontratë për periudhën 2025–2027 (rreth 7,28 milionë paund/vit)

Lajmi është konfirmuar nga mediat portugeze, të cilat raportojnë se klubi anglez ka marrë vendimin për të nderuar marrëveshjen që do të përfundonte në qershor 2027 dhe për të siguruar mbështetje financiare për të afërmit e Jota-s, pas këtij momenti tepër të vështirë që ata po kalojnë. Një model sjelljeje humane në sport, duke siguruar që familja e Jota-s të ketë mbështetje të qëndrueshme mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar. Në një kohë kaq të vështirë, ky është një sinjal i fortë solidariteti që tejkalon kufijtë e fushës së futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds