Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka debatuar në seancën plenare me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropalin.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm. Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…
Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur.
Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.
Elisa Spiropali: Mos guxo, sikur ke ardhur nga mali, do të të përjashtoj…