Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me fermerët u shpreh se Autoriteti i Kontrollit Ushqimor duhet të pezullohet menjëherë dhe të ngrihet një komision për filtrimin e burimeve njerëzore të saj, pasi sipas tij po bën dëm.

Rama tha se çdo produkt i freskët dhe ushqimor që tregtohet pa faturë është i rrezikshëm, duke u ndalur te qumështi, teksa tha se pasi të bëhet një proces sensibilizimi, do të ndërhyhet me sekuestro të të gjithë qumështit dhe ushqimeve të pafaturuara.

“Strukturat e pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve, dhe tatimet duhet të fillojnë dhe t’u thonë bizneseve të vogla që jemi në kushte keqkuptimi, ju kemi lejuar pa taksa por ju kemi kërkuar të jeni aleatë për të garantuar që informaliteti nuk shkon deri në prekjen e shëndetit të njerëzve. Duhet të fillojë sekuestrimi i mallrave ushqimore dhe të freskëta që janë pa faturë. AKU duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë sepse më shumë sesa mirë bën dëm, duhet ngrit komision i posaçëm për të marrë në analizë burimet njerëzore të AKU.

Në komision duhet të ftohet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës. AKU është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë por dhe për restorantet dhe kafenetë, sepse thashë që më shumë se bën mirë bën dëm.

Duhet nxjerr urdhri i pezullimit të AKU ministër”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds