E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë.
Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin i janë hequr 48 vota të padrejta.
Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit.
U mendua se me humbjen e mandatit, nuk do të arrinim të shikonim përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit. Por kandidatja socialiste Maldrita Bardho u tërhoq duke ia lënë mandatin Zeqine Çaushit e cila do të ulet si deputete në Kivendin e ri në shtator.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendonte një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste, gjë e cila nuk u arrit.
FOTO GALERI
1/3


