Sot rreth orës 10:00 Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe, u paraqit në ambientet e Gjykatën e Fierit, para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku, me kokën ulur.

Seanca përfundoi me masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, gjë që bie në kundërshtim me pohimet e para të tij në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, ku pranoi kryerjen e aktit, por sipas tij ka ndodhur vetëm njëherë.

Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nêna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qënë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal  për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qënë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici. Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds