Në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili po mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut, Kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme:
Kryeministri Edi Rama: Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë, sepse kemi praktikisht përmbushur deri më tani, të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.
Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore, do thosha dhe nga ana tjetër, më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, jemi shumë afër dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, siç kemi paraparë edhe afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.
-Kryeministër Rama, çfarë prisni për Shqipërinë nga Plani i Rritjes?
Kryeministri Edi Rama: Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë.
-Si e vlerësoni situatën në Ballkanin Perëndimor aktualisht, zoti Rama?
Kryeministri Edi Rama: E vlerësoj shumë mirë. Faleminderit!