Përplasja mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe bosit të Tesla, Elon Musk është rindezur. Ky i fundit përsëriti kundërshtimin e tij ndaj projektligjit të shpenzimeve i ashtuquajtur “Bill Big Beautiful”. Sipërmarrësi ka kërcënuar se do të financojë kundërshtarët e republikanëve për të kundërshtuar nismën, të cilën Kongresi do ta votojë deri më 4 korrik. Trump është kundërpërgjigjur duke kërcënuar me rishikime dhe shkurtime të fondeve publike që gëzojnë kompanitë e Elon.

Në orët e fundit, Musk i është rikthyer gjithashtu hipotezës së krijimit të një partie të re politike, duke denoncuar rritjen “e çmendur” të tavanit të borxhit prej 5 mijë miliardë dollarësh të shkaktuar nga projektligji që po shqyrtohet nga Kongresi dhe duke e quajtur sistemin amerikan një “lugë ushqyese”. Në një seri mesazhesh të postuara në platformën , Musk tha se ccdo ligjvënës që mbështet projektligjin duhet “të turpërohet” dhe premtoi se “Partia Amerikane do të lindë një pas miratimit të nismës”, për të ofruar një alternativë ndaj “sistemit një partiak Demokrato-Republikan”.

Reagimi i Trump nuk vonoi këtë mëngjes teksa e quajti Elon Musk personin më të subvencionuar në histori dhe duke sugjeruar ironikisht që Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), të cilin vetë Musk e drejtoi deri muajin e kaluar, duhet të rishikojë kontratat qeveritare të sipërmarrësit. “Elon Musk e dinte, shumë kohë para se të mbështeste fuqimisht kandidaturën time për President, se unë jam kategorikisht kundër auotmjeteve elektrike të detyrueshme. Kjo është qesharake dhe ka qenë gjithmonë pjesë e fushatës sime. Nuk kam asgjë kundër makinave elektrike, por askush unk duhet të detyrohet të zotërojë një të tillë”, shkroi Trump në Truth.

Sipas Trump, “pa subvencionet, Eloni ndoshta duhet të mbyllte biznesin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”. “Nuk do të kishte më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike dhe vendi ynë do të kursente një pasuri”, shkroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds