Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak e cila ishte planifikuar të niste në orën 10:00. Mbledhja filloi 30 minuta me vonesë  për shkak të mungesës së shumicës së këshilltarëve të cilët edhe pse ishin njoftuar nuk u paraqitën. Pas telefonatave të Kryetarit të Këshillit Bashkiak apo Sekretarit të Këshillit Bashkiak erdhën 2-3 këshilltarë sa për të plotësuar numrin për kuorum. Mungesa e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak është një veprim i përsëritur, ndërkohë që janë zgjedhur me votën e qytetarëve lushnjarë për t’i përfaqësuar dhe për të ngritur problemet reale që shqetësojnë komunitetin dhe paguhen po nga taksat e qytetarëve lushnjarë.

Mbledhja pasi u plotësua numri i nevojshëm vijoi sipas rendit të ditës.

Diskutimet u përqendruan tek privatizimi i Klubit të Futbollit Lushnja, ku Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa kërkoi të ulej 20% e vlerës fillestare, pasi nuk ka ardhur asnjë ofertë për privatizimin e tij. Gjithashtu u parashtrua mundësia që Bashkia Lushnjë të kishte një përqindje të Klubit të Futbollit Lushnja.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela u shpreh se mungon analiza se ku është problemi që nuk ka oferta, çfarë çalon tek Klubi i Futbollit. Por gjithashtu nga Këshilltari Ervin Sina u theksua edhe ana pozitive e tij, nga 68 lojtarë më parë sot ka trefish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds