Deputeti socialist Erion Braçe në diskutimin për projektligjet për bimët dhe kafshët përmendi disa raste, ku policia ka thirrur bujqit në komisariat. Ai u ndal tek rasti i fshatit Imshtë në Lushnjë, ku policia ka thirrur në komisariat. fermerët pasi ata mbollën tokën në pjesën e lumit të Imshtë e cila po kërkohet për ta bërë panele fotovoltaike.

Braçe: Nuk është ministri i Brendshëm këtu, ore kam një pyetje, ç’punë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri, ç’punë kanë policët me këtë punë? Rasti është i freskët, 5 bujq, mes tyre dy gra, njëra 35 vjeç dhe tjetra 32 vjeç duhet të paraqiteshin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim po Mjeshtër në mbiemër.

Ata mbjellin shalqi dhe pjepër në sezon në pjesën e lumit të Imshtë, ç’punë ka policia këtu. Atje është ngritur një shqetësim, mendoja se ishte zgjidhur, por tani pas zgjedhjeve është riaktivizuar, e ka marrë mbi kurriz Policia të merret me këtë gjë. Thuhet qartë që të gjitha burimet ujore janë në pronësi të shtetit. Toka që mbjellin ata buzë lumit është e parashikuar me këto nene. Ua marrin bujqve, për ta bërë panele fotovolatike, për ca është kjo dhe ku hyn policia këtu, duhej të ishte angazhuar se si ka mundësi që organet e njohjes së pronës dhe zyrat e kadastrës janë regjistruar tokë shteti në emër të një ish pronari që merr përsipër ta tregtojë si dorë e dytë. Në vend që të merren me tokën që i merret shtetit, shkojnë e merren me bujqit që mbjellin dhe e kanë mbrojtur se edhe atje mund të kishte ndodhur fenomeni i marrjes së tokës publike. Policia po bën punën e përmbaruesit.

https://12684418adc30103b6452240aa4a5ac8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html Gjëja e parë që duhet të bëjmë para se të shkojmë tek bimët është mbrojtja e tokës dhe e punës së bujkut, pika e dytë janë ujërat, e si mund të ketë shëndet bimësh pa shëndet ujërash? Më pas janë plehrat kimikë që dëmtojnë tokën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds