Festivali Folklorik Tipologjik i Valles Burimore u mbajt në Lushnjë për dy netë më 23-24 qershor, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare për Veprimtari Tradicionale dhe Bashkia Lushnjë. 16 grupe folklorike nga treva të ndryshme shqiptare konkuruan në festival me valle dhe këngë të zonave të tyre duke përcjellë traditën dhe folklorin e pasur që është trashëguar brez pas brezi. Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ishte e ftuara speciale që përshëndeti festivalin me interpretimin e jashtëzakonshëm të saj.
Juria profesioniste e përbërë nga Kryetari Uesli alushi koreografdhe dy anëtarët Liman maloku kompozitar dhe Leonard Syziu koreograf shpërndanë 10 çmime.
Festivali Folklorik Tipologjik i Valles Burimore erdhi me edicionin e tij të 13-të në Lushnjë.