28 mijë nxënës zhvilluan sotprovimin e dytë në lëndën e Matematikës për Minimaturën 2025 në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

594 nxënës të klasave të 9-ta në bashkinë Lushnjë u ulën në bankat e8-të shkollave të përcaktuara si qendra provimi, “4 Dëshmorët”, “Foto Puka”, “Skënder Libohova”, “Kongresi Lushnjës”, Fiershegan, SHMB Kolonjë, Dushk dhe Krutje e Siperme. Nxënësit u paraqitën në shkolla 1 orë para se të fillonte provimi, ndërsa provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30.

Disa nga rregullat që nxënësit duhet të ndjekin gjatë provimit janë: nxënësit kishin me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që u zhvillua provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart, duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.

Nxënësit do të kryejnë më 30 qershor testin e fundit atë të gjuhës së huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds