Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishte të bashkisë Patos. Gjatë saldimit të tubove plastike që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit te kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore, ato janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre mjete zjarrfikëse të bashkive Patos e Roskovec dhe një autobot të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që u përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme pasi përllogaritjet paraprake flasin për 150 metra tubo me diametër të gjerë 1.5 metra të djegur plotësisht.