Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot një konferencë për shtyp, ku bëri një tjetër denoncim për votën e diasporës.
Berisha: Këto janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh. Urdhëroni, dengje me vota. Ky me krah votash shkon drejt konsullatës. Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi. Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht, pra siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar.
Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim këtu, janë kontrolluar në Shqipëri për ligjshmërinë e procesit dhe në tërësi konstatohen manipulime, përçudnira, fakte që tejkalojnë edhe imagjinatat njerëzore.