34 vjetori i krijmit të PS-së u festua dje në selinë rozë. 83 mandate fitoi Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Nga garda e vjetër Arta Dade, Gramoz Ruci, Ethem Ruka dhe Musa Ulqini tek ministrat e kabinetit Rama bashkë me deputetët rinj si Sara Mila, uruan njëri-tjetrin për një PS më të fortë në vitet në vijim.kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk kishte përgatitur një fjalim të shkuar për këtë 34 vjetor por në fjalën e tij theksoi peshën e rëndë të përgjegjësisë që iu dhanë shqiptarët më 11 Maj.

Kjo është një ditëlindje që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen mbas një fitoreje shumë domethënëse të Partisë Socialiste. Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, për vetë faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur, edhe sigurisht nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë me fitoret dhe kjo unë besoj se është arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. E natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds