Pas zjarrit të djeshëm afër banesave në kodrat e Halilaj, në Kolonjë sot një zjarr tjetër ka rënë në lagjen “Çlirimi” dhe flakët e tij përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bar të thatë pranë banesave në periferi të qytetit.
Vatra e zjarrit ishte në një zonë me banesa private dhe është vënë në kontroll me shpejtësi nga zjarrfikësit e Lushnjës pasi rrezikonte banesat. Në vend kanë mbërritur edhe efektivët e rendit që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Pasi është vënë nën kontroll situata zjarrfikësit e Lushnjës kanë konstatuar tela të këputur të energjisë elektrike dhe dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije që ka këputur telat përcjellës. Në zonë është takuar energjia elektrike duke eleminuar rrezikun e shtrirjes së zjarrit. Punonjësit e grupit të avarive të OSSHE Lushnjë që kishin ardhur në vendngjarje po riparojnë linjën elektrike që furnizon lagjen “Çlirimi”.