GJKKO ka shpallur fajtorë 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Me 1 vit burg është dënuar Eglantina Zere, e cila ka qenë në krye të Tirana Parking dhe më pas në Drejtorinë e Gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo dënohet përfundimisht me 8 muaj heqje lirie, pa pezullim.
Përfitojnë ulje dënimi po prej gjykimit të shkurtuar, në 6 muaj heqje lirie Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, të cilët GJKKO i dënoi me 9 muaj burg.
Dënimet e GJKKO
Eglantina Zere, 1 vit burg (përfiton nga gjykimi i shkurtuar, dënohet përfundimisht me 8 muaj heqje lirie)
Me 9 muaj burg dënohen, 6 muaj heqje lirie me gjykim të shkurtuar:
Ribjola Baxha
Enkelejda Qyta
Bruno Koçi
Kristo Zhulati