Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, sugjeroi hetime të përbashkëta financiare në rajon për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ky propozim i Dumanit u pohua në takimin e Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe specialë të Ballkanit Perëndimor, që u mbështet edhe nga diplomati europian, Silvio Gonzato.

Duhen skuadra të përbashkëta dhe hetime financiare dhe të aseteve“, tha Dumani.

Megjithatë na duhet të pranojmë edhe ato sfida që vazhdojnë të jenë të pranishme: trysnia politike mbi institucionet e drejtësisë, kufizimet në burime dhe po ashtu natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar, që kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete për të forcuar kuadrin ligjor e institucional, si dhe burimet financiare njerëzore. Krimi i organizuar dhe korrupsioni gjenerojnë shumë pasuri. Këto para dhe pasuri duhen gjurmuar, sekuestruar, konfiskuar e ripërdorur për qëllime të tjera ekonomike. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri. Presim me padurim miratimin e një ligji të rëndësishëm nga parlamenti për një zyrë të rikuperimit të aseteve, që do e nxisë dhe përmirësojë më tepër këtë veprimtari“, u shpreh Gonzato.

Prokurori i përgjithshëm tregoi më shumë për bashkëveprimin e kriminelëve të rajonit.

Në forumin e dytë të kryeprokurorëve të rajonit mbledhur në Tiranë mesazhi I ambasadorit të BE SiLVIO Gonzato ishte ai për bashkëpunim më të fortë mes prokurorive në rajon

Puna juaj si kryeprokurorë ndikon drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE. Shërbimet e pavarura të prokurorisë, që mund të hetojnë e të ndjekin penalisht krimin pa frikë e pa favore janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE“, tha Gonzato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds