Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO.

Alibej ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo CCelës, ku ka bërë me dije se Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj u angazhuan për të eliminuar.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.
E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.
U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds