Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 3.30 të mëngjesit, ku janë përfshirë dy automjete, me 3 persona të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Fier- Lushnjë në afërsi të Pushimit të Shoferit. Një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është goditur nga pas nga një automjet tip Benz, gjatë një parakalimi.

Pas përplasjes nga shpejtësia e madhe benzi ka thyer barrierat e hekurta, ka dal nga rruga në anën tjetër të kanalit kullues përgjatë autostradës dhe është përfshirë nga flakët. Kanë arritur të dalin nga mjeti gjallë 4 personat që udhëtonin në benzin që u dogj. Nga ana tjetër furgoni i udhëtarëve në të cilin udhëtonin drejt Rinasit 7 pasagjerë dhe drejtuesi i mjetit kanë përfunduar qindra metra larg.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Sipas Policisë: “Rreth orës 03:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë” automjeti me drejtues shtetasin K. E., 24 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 55 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre pasagjerët e automjetit që drejtohej nga shtetasi D. T., shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, si pasojë e përplasjes, automjeti me drejtues shtetasin K. E., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds