Sipas Associated Press, anijet “Polesie” dhe “Verity” u përplasën rreth orës 06:00 të mëngjesit rreth 12 milje detare në jugperëndim të Helgoland.

“Verity” me flamur britanik është fundosur. Administrata qendrore ka bërë të ditur se një person është nxjerrë nga uji dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të disa personave të tjerë. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë një varkë shpëtimi, skafe policie, një avion me sensorë specialë dhe një helikopter. “Verity” ishte nisur nga Bremeni në Gjermani për në portin anglez të Immingham.

“Polesie” me një ekuipazh prej 22 vetash dhe një flamur Bahamian, po lundronte nga Hamburgu për në La Coruna në Spanjë dhe nuk është fundosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *