Një tjetër ngjarje e rëndë në shkollë ka tronditur një tjetër vend europian këtë të martë.

Një nxënës ka vrarë me thikë një asistente 31-vjeçare në një shkollë të mesme në Hauts-de-Marne. Sulmi ka ndodhur, kur po bëhej kontroll në çantat e nxënësve, përpara se ata të hynin në ambientet shkollore.

Gruaja u plagos rëndë, u transportua në urgjencë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autori i ngjarjes, nxënës gjimnazi u dërgua në paraburgim. Ngjarja ka tronditur autoritetet franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds