Pas një zënke mbrëmjen e djeshme mes dy 16 vjeçarëve njëri prej tyre plagoset, kurse autori i plagosjes largohet dhe vihet në pranga nga policia 2 orë më pas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier.

Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen në distance, ashtu edhe nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë në Fier të cilat thanë se zënka mes 2 adoleshentëve ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas burimeve të informacionit  i plagosuri 16 vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku bluzat e bardha i dhanë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 16 vjeçari që kreu plagosjen po merret në pyetje nga grupi hetimor në prani të psikologes. Ai ishte tronditur dhe ishte larguar i frikësuar nga vendngjarja mësohet të ketë pohuar, kur u pyet nga grupi hetimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *