Tetori Rozë është muaji i reflektimit, ndërgjegjësimit dhe solidaritetit me vajzat dhe gratë për rrezikun e kancerit të gjirit. “Duaje veten. Kontrollohu në kohë” është mesazhi që u dha në fushatën e sensibilizimit ndaj kësaj sëmundje të organizuar nga Bashkia Lushnjë, ku merrnin pjesë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetja e Lushnjës Lindita Buxheli, Drejtori i NJKVSH-së Denis Korreshi dhe vajza e gra nga qyteti i Lushnjës.
Aktivitetin e hapi mjekja e përgjithshme Xhuljana Bali e cila tha se në shkallë vendi kjo sëmundje është rritur. Ajo theksoi faktin që t’i japim rëndësi çdo ndryshimi në trupin tonë, pasi nuk ka moshë për këtë sëmundje, prekemi të gjitha madje edhe meshkujt.
Disa nga zonjat e pranishme në këtë aktivitet ndanë eksperiencat e tyre personale.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tregon eksperiencën e nënës së saj me sëmundjen e kancerit që falë diagnostikimit në kohë ajo arriti të mund sëmundjen.
Mesazhe sensibilizuese dhanë edhe deputetja e Lushnjës Lindita Buxheli dhe Drejtori i NJKVSH-së Denis Korreshi duke bërë thirrje që çdo ditë ta bejmë tetor për kujdesin ndaj shëndetin tone.
Më pas të pranishmet vizituan ekspozitën me temë “ Tetori Rozë” në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” me punime nga nxënësit e shkollave.
