Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Libofshë, është drejt neutralizimit të plotë të tij. Që nga mesdita e kësaj të enjte shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të vënë nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga eraeë fortë përfshinë një sipërfaqe të konsidërueshme me shkurre e ullishte. Zjarri u afrua shumë pranë banesave duke djegur një godinë 20- vjeçare të braktisur. Banorët e zonës të alarmuar dhe në panik nga flakët e dala jashtë kontrolli,t apeluan njëzëri për dënim të ashpër të zjarrvënësve , të cilët bëhen shkaktarë nga pakujdesia e tyre për zjarre që shkaktojnë dëmë të përmasave të mëdha. Zjarrfikëset e Fierit, Patosit, Rroskovecit dhe Albpetrolit e kanë patur pothuajse të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë, por janë ndihmuar me mjete rrethanore nga banorët e zonës. Tashmë po punohet për shuarjen e vatrës së fundit aktive të zjarrit, pasi kjo ditë ka patur 4 vatra zjarri paralele, në Mbrostar, Peshtan, Grecalli dhe Libofshë.
