Tre shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor pranë qytetit Koblenz në Gjermani. Një Mercedes Vito, rreth orës 03:00 doli nga rruga në autostradën A48 pranë Koblenz-it ku kaloi barrierën mbrojtëse në anën e djathtë dhe u përmbys disa herë.

Në automjet ndodheshin nëntë persona, tre prej tyre humbën jetën në vendngjarje. Gjashtë të tjerë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitale të zonës nga shërbimet e ndihmës së shpejtë. Disa nga të plagosurit ishin bllokuar brenda automjetit dhe u desh ndërhyrja me pajisje teknike për t’i liruar. Një zëdhënës i policisë tha se mbetet mister shkaku i aksidentit.

Drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar, nuk ishte nën efektin e alkoolit apo të drogës. Por zëdhënësi tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë duke përdorur një celular. Më herët u tha se asnjë mjet tjetër nuk është përfshirë në këtë ngjarje. Por zëdhënësi i policisë tha se kjo gjë nuk përjashtohet kategorikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds