13 persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit, Ermir Dedja. Mes personave të marrë në pyëtje ështe edhe nëna e të riut dhe familjarë të afërt. Gjithashtu janë marrë në pyetje një grup shoqeror të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e tij të fundit që mund të çojnë policinë në zbardhjen e vrasjes.

I riu u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 në Durrës. Pistat kryesore të hetimit janë ajo e prishjes se pazareve të drogës dhe hakmarrjes të cilat mund të lidhen me ngjarjen e 2015 dhe 2017. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. Janë marrë kamerat e disa bizneseve për të ndjekur itenerarin e autorëve të larguar, por gjurmet u humbin në Gërdec ku u dogj edhe mjeti që u përdor gjatë ekzekutimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds