Këtë të mërkurë nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare SPAK në bashkëpunim me Interpol është zhvilluar një operacion i madh mes Italisë dhe Shqipërisë. Autoritetet ligjbatuese italian dhe shqiptare kanë goditur një të trafikut të heroinës dhe kokaina mes Ballkanit, Evropës Veriore e Puglias në Itali.
Operacioni i koduar “Ura” ka çuar në shkatërrim e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre.
Për këtë operacion pritet që në orën 10.30 të këtë një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone.
Në këtë operacion të koduar “Ura” morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës.
Nga operacioni “Ura” janë shkatërruar një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe abuzimit të detyrës nga zyrtarë. Në total janë 52 urdhërarreste mes Shqipërisë e Italisë si dhe është ekzekutuar urdhri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri në pronësi të grupeve kriminale.https://www.youtube.com/embed/lQBAExo6QNY?start=2&feature=oembed
Në orën 11:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Në konferencë nuk dihet ende nëse do jenë edhe përfaqësues të policisë.