Prokuroria pranë Gjykates së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar sot analizën vjetore per vitin 2024. Të pranishëm në këtë takim ishin, përfaqësues të Prokurorisë , të Drejtorisé Vendore të Policisë, Kryeprokurori Elion Mustafaj, Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Isa Jata dhe Erion Fejzulla përfaqësues i KLP. Në fjalën e tij Prokurori Elion Mustafaj, tha se në këtë vit përparësi ka qënë trajtimi i veprave penale problematike që shqetësojnë komunitetin e Qarkut Fier, narkotikëve , veprat penale kundër mjedisit, kundër lojërave të fatit etj. Për vitin 2024 janë trajtuar nga 4528 procedime penale, 2086 janë regjistruar në vitin 2024, ndersa 2428 të mbartura nga vitet e kaluara.
Ndërkohë në Prokurorinë Fier janë regjistruar 61 procedime penale dhe 4 procedime pasurore, ku 8 prej tyre janë të siguruara mbi bazën e informacionit të siguruar nga mediat.
Mustafaj ka theksuar në fjalën e tij se Prokuroria Fier është larg pritshmërive për arritjen e objektivave për shkak të mungesës së organikës. Në vitin 2024 Prokuroria Fier, ka patur të miratuar në strukturën organike 64 punonjës dhe ka vazhduar të funksionojë me organikë jo të plotë kryesisht për shkak të mungesës së prokurorëve , si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar” veting” dhe dinamikave që ka sjellë reforma në drejtësi, ndërkohë që një kërkesë parësore mbetet edhe një godinë e re për institucionin e Prokuroris