Pas pritjes nga Presidenti Bajram Begaj në Presidencë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuara, Kier Starmer është takuar me Edi Ramën.

Kjo është hera e parë që një Kryeministër britanik viziton vendin tonë.

Vizitën në Shqipëri Kryeministri Starmer e nisi në portin e Durrësit.

Ai pa në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.

NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.

Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds