Në Tiranë mbeten më pak se 8 mijë vota të diasporës për t’u numëruar teksa është ende në lojë një mandat që deri tani e ka Partia Mundësia, por e pretendojnë edhe demokratët.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 34579 zarfe nga 42384 në total të ardhur nga Diaspora dhe në total, bashkë me votat e Shqipërisë, PS-ja ka një diferencë prej 62 mijë votash me PD-në, duke siguruar 19 mandate.

Sa i përket vetëm votës së Diasporës, PD ka marrë 32.68% të saj, me një rënie prej 2.2% në krahasim me votat që ka marrë nga qytetarët që kanë votuar brenda Shqipërisë.

Ndërsa Partia Mundësia në votat e hedhura në 11 maj ka marrë 5.01% në Tiranë dhe 4.72% në votat e Diasporës.

Sipas formulës së përllogaritjes së mandateve Partisë Demokratike do ti duhet rreth 800 vota më shumë për t’i marrë mandatin Partisë Mundësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds