Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve të Shqipërisë kanë organizuar një marshim sensibilizues, por edhe në shenjë proteste.

Ky marshim u bë për të drejtat e tyre, të drejta të cilat mund t’ju jenë shkelur gjatë viteve të fundit.

Protesta filloi në orën 10:0 të Kryeministria, ku u mbajtën disa fjalime. Më pas protestuesit me pankarta në duar marshuan drejt Bashkisë së Tiranës.

“Nuk jemi të verbër ndaj të drejtave tona”; “Rritini pagesat tona ashtu si pensionet”, “Të verbrit janë heronj të heshtur”; “Të verbrit janë burim frymëzimi jo mëshire”, “mëso nga të verbrit, shiko me ndjenja”, këto ishin disa nga pankarta që protestuesit mbanin në duar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *