Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në facebook.

46f6b5ac 788f 4363 Ad4a 75b8511c08f0
6c76f97b 3b39 4c68 A531 9dc9fc35ba62

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *