Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, ndërsa pas daljes nga prokuroria iu rikthye akuzave ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, e cila caktoi masën e parë ndaj tij.

Më herët Berisha ngriti pretendime se Gjoka ishte dënuar nga autoritetet greke dhe këtë fakt ajo e kishte fshehur sipas tij nga formulari i dekriminalizimit.

Sot Berisha publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e Irena Gjokës nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme.

Sipas dokumentave, Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *