Aksidentoi dje në mesditë 78 vjeçarin në fshatin Shën e Premte Divjakë, policia arrestoi drejtuesin e automjetit, shtetasin A. D., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor gjithashtu arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, dhe shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Gradishtë, automjeti që drejtonte është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi R. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Policia e Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 63 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, pasi ka goditur me grushte dhe ka kanosur me mjete të forta një shtetas 32 vjeç;

referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij;

Dhe referoi materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Çermë Sektor, në ecje e sipër, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti me drejtues shtetasin K. D., ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.

Policia e Fierit pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të rastit ku shfaqet një mjek duke marrë një shumë parash për një operacion që kishte kryer, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 64 vjeç, banues në Fier (mjek në Spitalin Rajonal Fier), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds