Aksidentet që po përgjakin rrugët e Lushnjës në mënyrë të frikshme po bëhen ngjarje të përditshme. Të martën në mbrëmje një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën. Dy persona që po udhëtonin me makinë e kanë parë ngjarjen, kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin dhe e kanë ndihmuar të aksidentuarin i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit. Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i dëmtuari u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë. 17 vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi. Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut. Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *