Dje në aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” është zhvilluar ndeshja e fundit e Kampionatit Kombëtar të futbollit për grupmoshat U13 midis ekipit të Lushnjës dhe ekipit elbasanas “Pepa” e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të ekipit lushnjar. Golat u shënuan nga Daniel Sharka dhe Loen Licka.

Djemtë nën drejtimin e Elidon Korreshit, trajneri i ekipit kanë dominuar që nga fillimi kampionatin ku në 22 ndeshje kanë fituar 19, kanë barazuar 2 dhe kanë humbur vetëm 1 ndeshje me 59 pikë të grumbulluara. Ekipi lushnjar e kishte siguruar një javë më parë titullin Kampion për këtë edicion futbollistik 2024-2025.

Ekipi i Lushnja U13 shpallet për herë të parë Kampion i Kategorisë së Parë dhe vitin tjetër do të ngjiten në Superligë.

Ceremonia e ngritjes së trofeut u zhvillua në aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” mes entuziazmit të tifozerisë dhe futbollistëve fitues.

Aministratori i Klubit të Lushnjës Marjus Liçka uroi ekipin për fitoren e merituar.

Kryetari i Shoqatës Rajonale të futbollit Fier Maksim Tegu dorëzoi Kupën e Kampionatit dhe medaljet futbollistëve të vegjël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *