Kryetari i SPAK, Altin Dumani vizitoi sot Fakultetin Juridik të Universitetit të Durrësit, ku para studentëve foli për punën dhe qëllimin e SPAK.

Dumani – SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. SPAK është një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo të objekteve të caktuara. Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim”.

Dumani foli edhe për garancitë ligjore të prokurorëve dhe hetuesve të posaçëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *