Sipas raportimeve nga Corriere della Sera, djali i Andrea Pirlos, legjendës së Milanit dhe Juventusit, është i përfshirë në një rrjet të paligjshëm basteve që ka tronditur futbollin italian.

Skandali, i cili ka çuar në dënime të rënda për futbollistë si Tonali dhe Zaniolo, duket se ka përfshirë edhe të riun Pirlo.

Sipas raportit, Nicolo Fagioli, i cili dyshohet se organizoi bastet e paligjshme, përmes WhatsApp-it zbuloi përfshirjen e të riut Pirlo. Fagioli thuhet se i tha Marinonit se “Niccolo donte të dilte nga borxhi, por babai i tij mori vesh gjithçka dhe ia bllokoi llogarinë derisa mbushi 18 vjeç. Të kesh 30 mijë euro borxh në moshën 17-vjeçare është shumë e rëndë”.

Hetimet në Itali tregojnë se skandali mund të jetë më i gjerë se sa mendohej fillimisht. Prokuroria e Milanit po heton 12 futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë të Serie A, duke përfshirë emra të njohur si Leandro Paredes, Angel di Maria dhe Weston McKennie, përveç të riut Pirlo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *