Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka kanosur me armë zjarri , një 40-vjeçare në  rrugë për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, blutë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *