Fitoria e ekipit kombëtar te Shqipërisë me rezultatin 3-0 ndaj Çekisë ka ngritur lushnjarët dhe fierakët në festë pas ndeshjes. Festa kuqezi nuk kishte të ndalur. Qindra qytetarë sportdashës me automjete, me flamuj kombëtar, me brohoritje e boritë e makinave kanë qarkulluar më rrugët kryesore duke festuar fitoren. Tashmë kuqezinjtë janë të sigurt në krye të grupit E të kualifikueseve.

Kjo është Shqipëria që ne duam, e bashkuar shkon drejt fitores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *