Aksident i frikshëm ndodhur mbrëmjen e djeshme në Byypass e autostradës në Lushnjë. Një mjet tip Audi ka përfunduar jashtë rruge dhe për pasojë çifti bashkë me fëmijën e tyre 2 vjeç që udhëtonin në të janë plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës ku janë nën kujdesin e mjekëve, jasht rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po dokumenton ngjarjen ndërsa dyshohet paraprakisht se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të jenë shkaqet e daljes nga rruga të mjetit.
Dalja nga rruga ka ndodhur në një pjesë të autostradës e cila vijon të jetë pikë e zezë sa i përket aksidenteve të shumta që ndodhin aty edhe pse ka përforcime me barriera të hekurta anësore.
Ndërkohë Policia Rrugore për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, ku rreziku është më i lartë për përfshirje aksidente apelon për të disatën herë “Udhëtoni me jetën në mendje, që mbërritja në destinacion të jetë e sigurt! Familja ka nevojë për ty!”