Mashtrimi ndodh në forma të ndryshme. Një ngjarje e pazakontë mashtrimi ka ndodhur në Fier!
Dy shtetase Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë i morën një shtetasje 55 vjeçare banuese në Fier 10 milionë lekë duke u prezantuar si vajzat e saj.
Shtetasja F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, kallëzoi në polici se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
