Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet.

Sipas informacioneve policore, trupi është gjetur sot rreth orës 12:55, ndërsa gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me thikë. 

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds