Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka djegur automjetin e shtetasit me iniciale G.GJ rreth dy javë më parë. Mësohet se pas kontrollit në banesën e autorit Emilian Basha, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike kanabis duke e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndaj autorit rëndojne veprat penale ‘shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin; Emilian Basha 32 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
