38-vjeçari, G.F i cili shkaktoi aksidentin me një viktimë një ditë më parë në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë” është arrestuar nga policia. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku 38-vjeçari është përplasur me makinë me një 25-vjeçar dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetën. Gjithashtu nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një 24-vjeçar pasagjer në mjet i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *