Një 60-vjeçar është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në pranga është vënë shtetasi Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, banues në Vlorë. 

Arshiaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Epilogo”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

I dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Epilogo”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 20.03.2018, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds