Katastrofë mjedisore si askund tjetër në Shqipëri, e ka cilësuar ambientalisti Sazan Guri djegien e masivit pyjor ne Pishë Poro dhe Darëzezë. Dukshëm nje zjarr i qëllimshmëm ka thënë ambientalisti Guri, ku pronarët e pyllit më shumë fërkojnë duart për favore urbane sesa shqetesohen për dëmin mjedisor që është i  pallogaritshëm. Ai ka theksuar se qytetarët e Fierit duhet të marrin pjesë në rehabilitimin dhe kthimin në identitet të kësaj pasurie kombëtare me vlera të jashtëzakonshme.

Zjarri ne Pishë Poro tashmë është  nën kontroll.  Në vend po operojnë 3 zjarrfikëse të Fierit, 1 zjarrfikëse e Roskovecit, 1 zjarrfikëse e Patosit, 1 zjarrfikëse e Ballshit, 1 autobot uji i Alpetrolit me 30 forca zjarrfikëse, 40 Forca të Armatosura të repartit të Poshnjës, punonjës të zonave të mbrojtura  dhe të Prefekturës e Bashkisë, pasi një vatër zjarri nëntokësor vazhdon të jetë aktive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *