Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhë. Trupi i viktimës rreth 53 vjeç ishte i dekompozuar. Dyshohet se personi ka humbur jetën disa kohë më parë.
Sipas informacioneve, ai jetonte i vetëm. Trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
