Drejtoria e Policisë së Korçë në bashkëpunim me RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forcat e Posaçme Operacionale po zhvillojnë në Pogradec një operacion për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.
Sipas raportimeve, deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle dhe se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Gjithashtu dyshohet se policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin.
Në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin e lokalit “Fish City” Gazment Kurmaku. Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit treguan se si 33-vjeçari Llapushi godet kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.
Sipas detajeve të reja nga operacioni i RENEA, FNSH dhe Forcave Shqiponja në Pogradec. Bëhet me dije se si rezultat i operacionit janë shoqëruar në polici 14 persona. Gjithashtu sipas informacioneve deri tani, janë sekuestruar edhe 100 mijë euro cash.
Po ashtu dhjetra kontrolle janë zhvilluar dhe policia ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me operacionin.
