Sipas parashikimit të motit, qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave në territorin Shqiptar.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 8°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *